Top Channel/ U plagos me 50 plumba, flet nga spitali vlonjati
11/01/2025 22:05

Në gjendje të traumatizuar dhe paniku, Kevin Hajrulla, i cili u plagos nga një breshër plumbash, është marrë në pyetje nga blutë e Vlorës në ambientet e spitalit në Tiranë, ku vijon të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve. 30-vjeçari nuk e ka ndihmuar grupin hetimor në dëshminë që ka dhënë përpara tyre, pasi nuk ka pranuar se ka pasur konflikte me njeri. “Nuk kam konflikt me asnjë dhe nuk e di se cfarë mund të ketë ndodhur. Jam traumatizuar dhe nuk mbaj mend momentin, as persona, s’kam parë gjë. Jam kusheri me Inezin, por jam takuar rralle me të”, mësohet të ketë thënë Hajrulla. I pyetur për momentin e atentatit, Kevin Hajrulla kujton pak ngjarjen, por jo plotësisht. Deri tani Hajrulla ka bërë 3 ndërhyrje në trup duke hequr gjithë plumbat, por do i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve të tjera sipas bluzave të bardha. Ndërkohë burime të grupit hetimor bëjnë me dije se hetimet kanë avancuar nëpërmjet këqyrjes së kamerave të sigurisë, por deri tani nuk janë identifikuar ende autoret. Kevin Hajrulla u plagos rëndë në datë 18 Dhjetor ne lagjen 24 maji, ndersa ishte duke levizur me automjetin e tij tip “Benz mercedez”. Ndaj tij i qëllua me mbi 50 plumba, ndërsa u plagos edhe një person tjetër rastesisht në vendngjarje. Hajrulla është duke marrë mjekim në Tiranë pas plageve të shumta të marra në pjesë te ndryshme të trupit.

Top Channel/ Tensionohet situate në Elbasan, protestuesit i vënë flakë kazanëve të mbeturinave
16/10 10:31
Top Channel/’Rama ka vënë 20 hajdutë dhe thotë faji s’është i imi’, qytetari i revoltuar shpërthen…
16/10 10:26
Top News – Rama akuzon agjenturat e huaja për protestën: Nuk na duan në BE!
16/10 10:20
Top Channel/ I kapen fishekzjarrë me vlerë 40 mijë euro, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë , dyshohet…
16/10 10:08
Top Channel/Sot masat për 16 të arrestuarit e ditës së parë të protestës, familjarët jashtë gjykatës
16/10 10:07
Top Channel/ Dita e dytë e protestës në Elbasan, gjimnazistët bojkotojnë mësimin, mblidhen në rrugë
16/10 10:01
Top News – Gjimnazistët bojkotojnë sërish, revoltë në Lezhë, Shkodër, Elbasan e Gramsh
16/10 10:00
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta në Lezhë, protestuesit shkulin kangjellat dhe tabelat rrugore
16/10 09:59
Top Channel/ Disa gjimnazistë bojkotojnë mësimin në Lezhë dhe dalin në protestë, tentojnë të…
16/10 09:57
Top News – Rama te kioska e djegur: Këta s’janë studentë, por një dorë e fshehtë që…
16/10 09:23
Top Channel / Tirana shesh betejë gurësh e gazi! Përleshje të forta mes protestuesve e policisë
15/10 23:31
Top Channel/ Tritol efektivit të kriminalistikës në Shkodër, dyshohet për shkak të detyrës
15/10 23:26
Top Channel / Bizneset: Përgjegjësi për çdo dëm. Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqata apel policisë
15/10 23:22
Top Channel / Ndërkombëtarët: Gati të ndihmojmë. BE-OSBE: Duhet dialog. SHBA: Protesta do vijojë
15/10 23:20
Top News- Tronditet Shkodra, tritol banesës së policit/ Dyshimet e para
15/10 23:01
Top Channel/ Tirana në flakë, shkatërrime bankash, plaçkitje biznesesh dhe përplasje të dhunshme
15/10 22:41
Top News- Protestuesit ‘marrin’ Tiranën/ Policia ‘kapitullon’ në ditën e tretë, mbi 10 orë dhunë
15/10 22:28
Top Channel/Bllokuan rrugën me barriera metalike, protestuesit shkatërrojnë edhe semaforët në Tiranë
15/10 21:24
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, shefit të Kriminalistikës
15/10 21:22
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, i është vendosur derës së një banese
15/10 21:17