Top Channel/ U përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve, Departamenti i Drejtësisë sulmon Trump
14/01/2025 19:00

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020 – të cilat ai i humbi – nëse nuk do të ishte rizgjedhur sërish si President në 2024-ën, sipas njeriut që drejtoi hetimet ndaj tij. Provat kundër Trump ishin “të mjaftueshme për të marrë dhe për të dhënë një dënim në gjyq”, shkroi Prokurori i Posaçëm Jack Smith në një raport të publikuar pjesërisht, sipas BBC. Trump u përgjigj, duke thënë se Smith ishte “i çmendur” dhe gjetjet e tij ishin “të rreme”. Trump u akuzua se u bëri presion zyrtarëve për të ndryshuar rezultatin e vitit 2020, duke përhapur me vetëdije gënjeshtra për mashtrimin e zgjedhjeve dhe duke kërkuar të shfrytëzonte trazirat në Kongresin e SHBA më 6 janar 2021, me Presidentin që mohuar se kishte lidhje me të gjitha këto akte. Pas suksesit të tij në zgjedhjet e vitit 2024, çështjet e ndryshme ligjore me të cilat ai kishte luftuar janë zhdukur kryesisht Disa nga materialet në raportin e Smith ishin tashmë të njohura falë një dosjeje publike në tetor, e cila jepte detaje të përpjekjeve të supozuara të Trump për të përmbysur humbjen e tij dhe përcaktoi se si Smith mund ta kishte ndjekur penalisht atë. Por raporti, i cili u lëshua nga Departamenti i Drejtësisë në Kongres, jep detaje të mëtejshme se pse Smith e ndoqi çështjen dhe përfundimisht e mbylli atë. Ai justifikon rastin kundër Trump, duke e akuzuar atë për “përpjekje të paprecedentë për të mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme” përmes një sërë metodash, duke përfshirë “kërcënimet dhe inkurajimin e dhunës kundër kundërshtarëve të tij të perceptuar”.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06