Top Channel/ U përplas me policinë, arrestohet/ Goditi makinat e policisë, prangoset Elvis Koçi
21/06/2026 11:52

34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëmjen e djeshme pas një aksioni të përbashkët të forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë. Mësohet se efektivë nga Tirana ishin vënë në ndjekje të tij dhe e kanë pikasur ditën e djeshme në Ksamil. Rreth orës 22.30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, në bashkëpunim me agjentë civilë të sektorit të krimeve të Sarandës. Sapo ka pikasur forcat e policisë, Caushllari ka kryer manovra të rrezikshme duke përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka arritur të largohet. Menjëherë ka nisur ndjekja dhe nga Saranda janë nisur dhe forca të FNSH. Pas 30 minutash, Caushllari është pikasur nga agjentë të krimeve të Sarandës pranë një biznesi privat në aksin Ksamil - Butrint. Atij i është sekuestruar edhe automjeti, i cili rezulton në emër të të vëllait. Nuk dihet ende arsyeja e ndalimit të Caushllarit, por burime të pakonfirmuara ende bëjnë me dije se ai kërkohej pas një dënimi nga GJKKO. Caushllari njihet si person i përfshirë në përplasjen e bandave të Elbasanit dhe ka precedentë të rëndë penalë. Ai është arrestuar në vitin 2022 nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” por u lirua një vit më pas.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00