Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e një shkolle të mesme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në palestrën e shkollës “Marie Kaçulini”, e cila aktualisht përdoret pasdite për zhvillimin e mësimit nga gjimnazi publik “Gjergj Kastrioti”, pas dëmtimit të këtij të fundit nga tërmeti dhe procesit të rindërtimit.