Top Channel/ U mblodhën 500 milionë euro, qeveria aplikoi vetëm 20% të fondeve të planifikuara
10/08/2024 19:34

Në gjashtë muajt e parë të vitit qeveria ka alokuar vetëm 20% të fondeve të planifikuara për investime. Bëhet fjalë për 26.5 miliardë lekë të shpenzuara nga 135 miliardë të planifikuara. Shifra është më e ulëta në tetë vite, ndërsa suficiti në buxhet vijon të rritet. Qeveria me shifrat e 6 mujorit ka mbledhur gati 51.4 miliardë lekë apo 500 milionë euro të papërdorura, kjo vlerë 30 miliardë lek më shumë se plani. Ecuria e dobët në investime publike vjen si pasojë e faktit se tenderimet nuk janë kryer në kohën e duhur dhe po zgjaten përtej afatit normal. Kjo pasi prokurimet publike së fundmi kanë qenë në lupën e SPAK duke dërguar shumë zyrtarë pas hekurave. Edhe në faqen e departamentit të adminsitratës publike disa nga pozicionet e shpallura vakante nëpër Ministri lidhen pikërisht me specialistë dhe drejtues të nivelit të mesëm e të lartë të lidhur pikërisht me procesin e tenderimit. Qeveria tashmë ka pjesën e dytë të vitit për të realizuar këtë. Ndëkrohë sektori që ka pasur ecurinë më të mirë sa i përket investimeve publike është infrastruktura që ka arritur të hapë garat për një sërë aksesh të rëndësishme në vend. Ndërkohë shpenzimet korrente të cilat shkojnë kryesisht për pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve, si dhe për interesa borxhi kanë pësuar rritje me 22 miliardë lek apo 220 milionë euro. Kjo kryesisht pas reformës së pagave të kryer nga qeveria, ndërsa në korrik një sërë kategorish përfituan rritjen e radhës.

Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27