Një studim i fundit nga Gjermania ngre shqetësime serioze mbi ndikimin e legalizimit të kanabisit në shëndetin mendor, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas një artikulli të botuar në revistën mjekësore “Deutsches Ärzteblatt”, pas hyrjes në fuqi të legalizimit të kanabisit është vëne re një rritje e ndjeshme e psikozave të shkaktuara nga përdorimi i tij.