Një 14-vjeçare është larguar prej tri ditësh nga shtëpia e saj në Fier dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga adoleshentja. Vajza me iniciale J. M. nuk ka dhënë asnjë shenjë komunikimi për familjen. E mitura, nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9- vjeçare “Koli Dimo” në Frashër është larguar me një valixhe nga shtëpia. Sipas prindërve, vajza është parë në terminalin e Fierit, ku është larguar drejt Tiranës.