4 shtetasve rumunë, 2 meshkuj dy femra të cilët u kapën duke transportuar kanabis, u është caktuar masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Seanca ka mbaruar pak momente më parë. Shtetasit rumun u mbrojtën nga avokat të caktuar kryesisht. Gjyqtare Herila Çela dhe prokuror Anton Pali. Shtetasit rumun u ndaluan nga blutë e Vlorës tre ditë më parë si rezultat i aksionit policor “Camper” në të cilin policia sekuestroi 260 kg lëndë narkotike, cannabis sativa.