Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi po transportonin tre shtetas afganë në automjet kundrejt pagesës. Policia bën me dije se, në aksin rrugor Kuç-Vlorë, shërbimet e Policisë të DVP Vlorë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. M., me pasagjerë shtetasin M. S. dhe 3 shtetas afganë.