Një 23-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë gjatë operacionit policor të koduar “Midnight sun” në Gjirokastër. U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, dy emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.