Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Piromani”. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative dhe ndjekjes në terren për tre ditë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, i shtetasit Pashk Marku 65 vjeç, banues në fshatin Gziq, Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë.