Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan, në kuadër të operacionit “Tempulli”. I riu u kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në automjetin që drejtonte. Në rrugën “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte K. K., dhe gjatë kontrollit, kanë gjetur kanabisin që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.