Largohen nga spitali të gjithë turistët e vegjël polak, të cilët u dërguan mbrëmjen e djeshme në Urgjencë për trajtim mjekësor pasi ishin helmuar. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet se si turistët hipin njeri pas tjetrit në autobusin e linjës turistike me të cilin kishin mbërritur për të vizituar Shqipërinë.