Top Channel/U godit nga NASA, BBC: Asteroidi krijoi “një bisht” 10.000 km të gjatë!
05/10/2022 19:12

Pamjet e reja tregojnë se asteroidi që u godit qëllimisht nga sonda Dart e NASA-s, ka lënë pas një gjurmë mbeturinash që shtrihet për gati 10 mijë kilometra. Një teleskop në Kili kapi fotografinë e jashtëzakonshme të një bishti të ngjashëm me atë të një komente, të krijuar pas shkëmbit hapësinor. Sonda e përplasur mbi të javën e kaluar, kishte për qëllim të provonte nëse asteroidëve që përbëjnë kërcënim për Tokën, mund t`iu ndryshohej drejtimi. Shkencëtarët ende po punojnë për të përcaktuar nëse testi ishte i suksesshëm dhe nëse trajektorja e asteroidit ndryshoi vërtet. Imazhi i jashtëzakonshëm u mor nga astronomët në Kili dy ditë pas përplasjes. Ata arritën ta diktojnë gjurmën gjigande duke përdorur Teleskopin Kërkimor Astrofizik Jugor (Soar). Ajo pritet të bëhet edhe më e gjatë derisa të shpërndahet plotësisht dhe të duket si pluhuri tjetër hapësinor përreth. “Është e mahnitshme se sa qartë arritëm të kapnim strukturëve dhe nivelin e shtrirjes së pasojave të kësaj goditjeje në ditët që e pasuan”, u shpreh eksperti Teddy Kareta, i cili ishte i përfshirë në vëzhgim. Gjurma e mbeturinave do të monitorohet gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, tha Michael Knight nga Laboratori i Kërkimeve Detare të SHBA.

Top News- Moska në shënjestër të dronëve, pezullohen fluturimet në aeroportet e kryeqytetit rus
09/10 23:00
Top Channel/ Trump: Marrëveshje me Putin. Presidenti: Do të hedhë në treg 4.8 milionë ton naftë
09/10 22:55
Top Channel/ BE-Kinë, akord për makinat. Brukseli: Marrëveshje, shpëtuam mijëra vende pune në Europë
09/10 22:52
Top News- Plani rus për një dimër të ftohtë dhe të errët në Ukrainë, zbardhet dokumenti
09/10 22:38
Top News- Tërmet apokaliptik 7.6 ballë…oshtin toka, alarm për cunami në 9 shtete!
09/10 22:37
Top News- “Xhindoset” Trump, kritikon ashpër vendimin për Çmimin Nobel të Paqes
09/10 22:16
Top Channel/ Tornadoja shkatërruese godet Siçilinë, makinat fluturojnë në ajër, 2 të plagosur rëndë
09/10 21:41
Top Channel/ Vdekja e këngëtarit trondit Greqinë, ngrijnë pasuritë e 2 mjekëve, 4 akuza
09/10 21:35
Top Channel/ Tmerr në ajër, turbulencat plagosin 9 persona, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente
09/10 21:32
Top News – Turbulenca të forta në avionin drejt New York/ 9 persona në spital pas uljes emergjente
09/10 20:30
Top Channel /Shqiptari humb jetën në Greqi. Shpërthimi në një rafineri nafte shkakton dy viktima
09/10 20:06
Top Channel/ Francë, 3 mijë mësues për qetësinë. Plani i ri për të zbutur protestat e nxënësve
09/10 19:21
Top News- Kroacia forcon mbrojtjen/ Blen 18 sisteme raketore koreano-jugore
09/10 17:01
Top News – Putin do t’i japë fund luftës në Iran / Por vazhdon të vetën në Ukrainë prej pesë vjetësh
09/10 15:30
Top News – Ukraina hakmerret ndaj Rusisë / Godet ‘Google-in e Rusisë’, Zelenski: ‘Sulm reciprok’
09/10 15:28
Top News – Ish kancelari në ditëlindjen e Putinit / Zemërim në Gjermani, MerzL Jam i indinjuar
09/10 15:26
Top News – 30 mijë shishe verë ‘zhduken në ajër’ / Super-grabitje në Itali, vlera 6 milionë euro
09/10 15:21
Top Channel/ Tornado në Sicili/ Stuhia e frikshme godet disa herë ishullin duke shkaktuar dëme
09/10 15:07
Top News – Tornadoja e dyfishtë terrorizon Italinë / Makina fluturon, shkatërrohet shkolla
09/10 15:04
Top Channel/ Shkatërrohet truri digjital rus, dy qendra të Yandex goditen nga dronët ukrainas
09/10 15:04