Pushuesi, i cili u aksidentua nga mjeti i pastrimit të bregut të liqenit në Pogradec është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Mësohet se gjendja e tij qenë kritike dhe kishte nevojë për ndërhyrje të specializuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, ku mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, shkeli aksidentalisht 53-vjeçarin.