Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti të çastit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:45 minuta në një qendër interneti në lagjen “Hajro Çakërri” në afërsi të Gjykatës së qytetit bregdetar.