Identifikimi i trupit të dekompozuar që u gjet në grykëderdhjen e Semanit të premten, nuk është bërë i mundur nga ekspertiza paraprake në morgun e Fierit. Për këtë arsye është dërguar për analiza të mëtejshme trupi i viktimës në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku veç analizave për të përcaktuar moshën, shkakun dhe kohën saktë te vdekjes do të kryhet edhe analizë ADN-je. Nëpërmjet kësaj analize pritet të përcaktohen karakteristikat trupore të kufomës si pesha dhe gjatësia por edhe krahasimi me ADN-ne e disa familjarëve të cilët kanë raportuar si të larguar nga banesa të afërmit e tyre.