Pas shumë orësh kërkime, skuadra polumbare e repartit të special të RENEA arritën të gjenin trupin e pajetë të 22-vjeçarit Valentin Nikolli, të cilin e mori rrjedha e lumit Mat. I riu nga Miloti teksa po peshkonte me dy shokët e tij pasditen e të mërkurës, u fut për t’u larë por nuk mundi të dalë për shkak të rrjedhës së fortë të ujit. Shokët e tij arritën ta shikonin për disa minuta por më pas 22-vjeçari u fundos në ujë.