Qeveria maqedonase shpalli tre ditë zije kombëtare për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, përfshirë dhe fëmijë. Flamujt shtetërorë përpara godinës së saj, janë ulur tashmë në gjysmështizë. Me kalimin e orëve, informacionet mbi tragjedinë sa vjen e shtohen edhe pse ende nuk mjaftojnë për të krijuar një ide të qartë se cfarë ndodhi saktësisht në autostradën e Strumës. Për këtë do të pritet rezultati i hetimit, ndërsa mësohet se po verifikohen dhe pretendimet se mund të ketë pasur një shpërthim në bord përpara përplasjes me barrierat rrugore.