Top Channel/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, qytetari: Nuk po merrja dot frymë, por…
01/06/2026 20:04

Ka reaguar për herë të parë qytetari që u dhunua nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec. Me anë të një video-mesazhi, ai u shpreh se prej disa ditësh nuk ka mundur të flasë për shkak të goditjeve që mori në grykë, të cilat e bënë të pështynte gjak. Po ashtu, ai ka rrëfyer momentin kur rojet private e larguan nga zona ku po protestonte, duke e çuar në një makinë dhe duke i vendosur pistoletën në kokë, por sipas tij fal ndërhyrjes së policisë së shtetit është shpëtuar dhe kthyer mbrapa. “Përshëndetje zoti kryeministër. Unë jam ai qytetari vlonjat që u tërhoq zvarrë nga policia e oligarkëve. Trupi im është i plagosur dhe sot zëri im është i mundshëm që të flasë, se deri dje kam pështyrë gjak. Dua të falënderoj Zotin që jam mirë, se qëllimi i atij krimineli të policisë private ishte të më vriste. Goditja e tij në grykë kishte atë pikësynim. Pasi më tërhoqën zvarrë dhe më çuan në makinë, duke u larguar, nuk mbaja mend se nuk merrja dot frymë plotësisht, më vunë pistoletat në kokë. Pastaj policia e shtetit ndërhyri që unë të kthehesha mbrapa. Duke ardhur dhe duke u marrë nga duart e tyre, më nxorën jashtë ku ishin mbledhur njerëzit. Çudia ime më e madhe është si ka mundësi në një shtet policia private t’i hedhë gaz lotsjellës policisë së shtetit, t’i dhunojë. Kush janë ata? Mendimi juaj kush është? Çfarë po kërkojmë ne? Sa të padrejtë jemi ne që tërhiqemi zvarrë dhe të qëllohemi? Kërkojmë pronën tonë, që e kemi me dokumente, që e kanë pasur gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Dem baba dem, siç thatë dhe ju. Si do të vazhdojmë me dhunë? Duam një përgjigje nga ju, të gjithë njerëzit. Kur shkelen të drejtat e njerëzve, për çfarë arsye? Ne nuk jemi të fortë, por të drejtat tona nuk mund të na i marrë askush, asnjë oligark që mban policinë me vete, që mban njerëz agresivë. Unë nuk merrem me politikë, nuk jam kundërshtar i askujt, dhe ai që më qëlloi nga dikush mori urdhër. Nuk e di dhe nuk më intereson. Ato do t’i zgjidhë Prokuroria e Vlorës, siç kam bërë denoncimin në polici. Policia e Vlorës më ndihmoi dhe më çoi në spital të merrja ndihmën mjekësore dhe i përulem atyre djemve dhe vajzave, sepse e kishin moshën e fëmijëve të mi. Ishin kaq të edukuar sa ndihem krenar për ta. Zoti Rama, duhet t’i jepni një zgjidhje këtij problemi, jo me dhunë. Nuk duhet të vriten qytetarë nga krimi i organizuar, nuk duhet ta pranoni ju këtë gjë. Duhet të ndodhin gjëra të tilla që të hidhen kryetarët nga komisariatet apo kapelet nga policët. Nuk bëhet ashtu. Dua të falënderoj të gjithë vlonjatët që ishin krah për ne, prania e tyre është shumë e fortë, sepse zoti Rama ju historinë e dini si mua ose më mirë. Qeveritë e Shqipërisë janë ngritur dhe ulur gjithmonë nga Vlora. Pashë me vëmendje ato që thatë në rrjetet sociale se gazetat greke kanë shkruar dhe kanë marrë pjesë për këtë çështje që ndodh këtu. T’ua bëj të ditur, zoti Rama, se unë nuk kam dhënë asnjë intervistë diku për këtë çështje, e kërkoni dhe e shikoni. U shqetësuat sepse, siç e di gjithë Shqipëria dhe Vlora, ne aty flasim dy gjuhë, tonën shqipe dhe greqishten. Ajo nuk na bën më pak shqiptarë se ju, por më të fortë. Ne jemi vlonjatë, zoti Rama, dhe jemi njerëzit më me fat në Shqipëri, ku gjiri i vogël i Vlorës, kur fryn era në dimër, na mbush me krenari, trimëri dhe na heq frikën. Oligarkët tuaj mund të mbajnë nga 100–5 mijë veta, por shpirtin tonë nuk mund ta veshin kurrë. Ndoshta mua më dhemb turpi sot, por shpirti im është shumë i madh. Ato goditje më kanë bërë më të fortë, më vlonjat dhe asnjë nga qeveria nuk doli të flasë, të pyesë kush është ai njeri që u tërhoq zvarrë. Për mua duhej të interesoheshin ambasadat greke, të më çonin në spitalin e Janinës, sepse gryka ime është e thyer, zoti Rama, nga një kriminel që vesh rrobat e policisë private dhe ka fituar të drejta mbi policinë e shtetit. Ta dini se jemi të gjithë këtu me mish e me shpirt, nuk do të lejojmë askënd të prekë pronat tona. Ato për ne kanë një vlerë gjigande. Na lidhin me traditat tona. Nëse doni të bëni hotele, bëjini në tokat tuaja, jo të atyre të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16