Pas afro shtatë vitesh i mbyllur, Muzeu Etnografik i Durrësit ka rihapur dyert, duke kthyer në jetë një prej godinave më të rëndësishme të kujtesës së qytetit. I dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe i restauruar falë projektit EU4Culture, muzeu rikthehet si një hapësirë dedikuar historisë dhe traditës durrsake.