Superfansi i Kombëtares Shqiptare, i cili mbahet mend për dronin në mes të Beogradit është lënë i lirë ditën e sotme. Morina u arrestua nga policia në Kukës për llogari të Durrësit më 25 maj pasi nuk kishte kryer 5 muaj burg nga dënimi për armëmbajtje pa leje. Pasdrekën e së martës në gjykatën e Durrësit, me kërkesë të Morinës, u zhvillua seanca me objekt “parashkrim dhe ekzekutim vendimi, rivendosje në afat për të drejtën e ankimimit”.