Humb jetën pas aksidentin 62-vjeçari nga Kosova, u aksidentua sot në port. Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, tek zona e Skanerit. Fillimisht policia bëri me dije se i aksidentuari pësoi vetëm dëmtime të lehta, por disa orë pas aksidentit, ai humbi jetën në spital. Mjeti tip kamion me targa AB 255 UI/AER714, me drejtues shtetasin Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues ne Berat, ka aksidentuar shtetasin këmbësor Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues ne Kosovë, shofer kamioni. I aksidentuari u dërgua në spital ku dhe humbi jetën.