Top Channel/ Tymi toksik mbulon Shkozetin, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën
01/08/2026 19:56

Dy ditë pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një magazinë, në Shkozet dhe la pa energji të gjithë Durrësin, situata vijon të mbetet problematike. Vatra të izoluara riaktivizohen vazhdimisht, duke çliruar tym toksik që përhapet në zonën përreth. Më të prekurat janë familjet që jetojnë pranë objektit të djegur. Familja Hoxha, banesa e së cilës ndodhet ngjitur me magazinën, ka pësuar dëme nga flakët. Për të, kjo është goditja e dytë brenda vitit, pasi në janar shtëpia u dëmtua edhe nga përmbytjet. Në asnjë rast nuk ka pasur dëmshpërblim . Banorët shprehen të shqetësuar jo vetëm për dëmet materiale, por edhe për tymin toksik që vijon të mbulojë zonën. Forcat zjarrfikëse vazhdojnë të ndërhyjnë herë pas here për shuarjen e vatrave që aktivizohen nën mbetjet e djegura. Sipas të dhënave në terren, në magazinën e përfshirë nga flakët ndodheshin goma automjetesh, materiale plastike dhe fishekzjarre, që favorizuan përhapjen e zjarrit dhe shtuan ndotjen e ajrit. Një ditë më parë policia arrestoi pronarin 38-vjeçar të objektit të marrë me qera për aktivitet ekonomik. Ai dyshohet se i vuri zjarrin disa kartonave jashtë magazinës, por flakët dolën jashtë kontrollit. Zjarri dogji dhe një tjetër objekt të marrë me qera afër magazinës, si dhe dëmtoi linjën 110 kilovolt që kalon mbi magazinë dhe banesa. Hetimet vijojnë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06