Emisioni “Top Story” në Top Channel trajtoi edhe njëherë çështjen e inceneratorëve, përfshirë akuzat dhe sajesat e shumta me të cilat është rrethuar, tashmë me disa zyrtarë të akuzuar në gjykatë dhe tejet e politizuar. Administratori i Integrated Energy Daniel Vermeulen, ka folur për herë të parë në “Top Story”, ku i është përgjigjur shumë pikëpyetjeve të dyshimta që janë ngritur mbi funksionimin e inceneratorëve. Ai jep përgjigje pretendimeve të Monika Kryemadhit.