Top Channel/ Tymi i Zi në Vatikan/ Dështon votimi i parë për Papën e Ri, vijon të enjten
07/05/2025 22:36

Tymi i parë i zi u ngrit nga oxhaku i Kapelës Sistine mbrëmjen e së mërkurës, duke sinjalizuar se kardinalët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Papës së ri. Pas më shumë se tre orësh mbledhjeje në Konklavën që nisi pasdite vonë, 133 kardinalët zgjedhës nuk dolën me një emër që të sigurojë dy të tretat e votave të nevojshme për t’u bërë kreu i ri i Kishës Katolike. Takimi i parë i konklavës nisi rreth orës 17:30, pasi dyert e Kapelës Sistine u mbyllën me frazën tradicionale “extra omnes” (“të gjithë jashtë”), dhe përfundoi rreth orës 21:00. Rreth kësaj kohe, tymi i zi filloi të dalë nga oxhaku, me një vonesë prej afro dy orësh krahasuar me pritshmëritë. Burime pranë Vatikanit kanë theksuar disa arsye për këtë vonesë, përfshirë kohëzgjatjen e meditimit të mbajtur nga Kardinali Raniero Cantalamessa, që zgjati 45 minuta, si dhe faktin që shumica e kardinalëve janë për herë të parë pjesëmarrës në një konklavë dhe nuk zotërojnë mirë gjuhën italiane. Votimi i radhës pritet të zhvillohet të enjten, me katër raunde të planifikuara: dy në mëngjes dhe dy në pasdite.

Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30