Top Channel/ Tymi i Zi në Vatikan/ Dështon votimi i parë për Papën e Ri, vijon të enjten
07/05/2025 22:36

Tymi i parë i zi u ngrit nga oxhaku i Kapelës Sistine mbrëmjen e së mërkurës, duke sinjalizuar se kardinalët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Papës së ri. Pas më shumë se tre orësh mbledhjeje në Konklavën që nisi pasdite vonë, 133 kardinalët zgjedhës nuk dolën me një emër që të sigurojë dy të tretat e votave të nevojshme për t’u bërë kreu i ri i Kishës Katolike. Takimi i parë i konklavës nisi rreth orës 17:30, pasi dyert e Kapelës Sistine u mbyllën me frazën tradicionale “extra omnes” (“të gjithë jashtë”), dhe përfundoi rreth orës 21:00. Rreth kësaj kohe, tymi i zi filloi të dalë nga oxhaku, me një vonesë prej afro dy orësh krahasuar me pritshmëritë. Burime pranë Vatikanit kanë theksuar disa arsye për këtë vonesë, përfshirë kohëzgjatjen e meditimit të mbajtur nga Kardinali Raniero Cantalamessa, që zgjati 45 minuta, si dhe faktin që shumica e kardinalëve janë për herë të parë pjesëmarrës në një konklavë dhe nuk zotërojnë mirë gjuhën italiane. Votimi i radhës pritet të zhvillohet të enjten, me katër raunde të planifikuara: dy në mëngjes dhe dy në pasdite.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34