Vijon për të dytën ditë me rradhë zjarri në landfillin e Bushatit duke djegur tonelata me mbetje urbane të hedhura nga bashkitë e veriut. Prej më shumë se 24 orësh, forcat zjarrfikese nga i gjithë vendi po punojnë për izolimin e flakëve, por era e fortë ka favorizuar zjarrin. Sipas drejtuesve të bashkisë Vau i Dejes, zjarri nuk është i qëllimshëm, por aksidental.