Emmanuel Macron ka paditur personin që zotëron billboard-in ku presidenti francez shfaqej si Adolf Hitleri. Kjo ndodhi gjatë protestave kundër masave kufizuese ndaj pandemisë në Francë, por shefit të Elizesë nuk i është dukur aspak për të qeshur. Michel-Ange Flori, i cili zotëron rreth 400 billboard-e në rajonin jugor Var, shkroi në Tëitter se: “Sapo ka mësuar së do të thirrem në stacionin policor të Toulon pas një ankese nga presidenti i Republikës.