Tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë të hënën mund t`i kenë lëvizur maksimumi deri me 10 metra pllakat tektonike në të cilat mbështetet ky vend. Sizmologu italian, Profesor Carlo Doglioni, thotë se për rrjedhojë, Turqia me gjasë ka rrëshqitur drejt perëndimit “nga pesë deri në gjashtë metra në krahasim me Sirinë". Paslëkundjet ndërkohë vazhdojnë, si dëshmi e qartë e faktit se situata ende nuk është stabilizuar, duke vazhduar të mbjellin panic mes njerëzve.