Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 zonat e vendit të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i së hënës. Turqia dhe Siria fqinjë po përpiqen të marrin veten pas dy tërmeteve të njëpashme vdekjeprurëse, të përshkuara si më të fuqishmet në rajon prej një shekulli. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme vjen në kohën kur në të dy anët e kufirit vazhdon gara me kohën për të shpëtuar personat e mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara, por reshjet e shiut e të dëborës i kanë vështirësuar së tepërmi përpjekjet e ekipeve të shpëtimit.