Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov përcolli mesazhe pozitive pas takimit të shumëpritur me homologun turk, Mevlut Cavosoglu në Ankara, të fokusuara tek përpjekjet për celjen e një korridori që të lejojë dërgesat e grurit ukrainas, të bllokuar në portet e vendit të përballur që prej muajit shkurt me agresionin e Moskës. Bisedimet vijnë në kohën kur dhe vetë Turqia përballet me presionin të hapë Detin e Zi për anijet e NATO-s për të thyer bllokadën e Rusisë ndaj Ukrainës.