Top Channel/ Turqia rrit 50% pagën minimale, Erdogan: Do e kapërcejmë krizën!
18/12/2021 11:19

Paga minimale e Turqisë është rritur me 50% për vitin 2022, njoftoi Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar gjithashtu se pasiguria e krijuar nga paqëndrueshmëria e monedhës dhe luhatja e madhe e çmimeve do të përfundojë së shpejti. Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari. Paga është rritur në 4250 TL (rreth 275,40 dollarë), tha Erdogan në një fjalim televiziv në kryeqytetin Ankara.“Rritja e pagës minimale është 50%, dhe është më e larta në 50 vitet e fundit”, tha presidenti turk. Lëvizja e tij prek në mënyrë direkte 6 milionë punëtorë. “Besoj se me këtë rritje, kemi treguar vendosmërinë tonë për të mos lejuar që punonjësit të dërrmohen nga rritja e çmimeve”, theksoi ai. "Ka disa probleme tani por ne t'i kapërcejmë sa më shpejt të jetë e mundur," shtoi Erdogan sipas të cilit stabiliteti do të sigurohet me masa të reja në ditët në vijim, por nuk specifikoi se cilat do të jenë ato. Valuta e Turqisë, lira, në muajt e fundit ka rënë në vlerat më të ulëta në histori në krahasim me dollarin amerikan dhe euron. Kjo pasi presidenti turk, insiston në politikën shumë të kritikuar për uljen e normave të interesit, megjithëse çmimet për konsumatorët janë rritur. Presidenti turk, Erdogan ka kërkuar që të ketë kosto të ulët të huazimit të parave në mënyrë që ta stimulojë ekonominë, të nxisë rritjen ekonomike dhe eksportin si dhe të krijojë vende pune. Ai është betuar se do të ndalojë ciklin e një ekonomie të varur nga “para të nxehta” afatshkurtra, të joshura nga norma të larta të interesit.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30