Turqia ka pezulluar të gjitha lidhjet tregtare me Izraelin duke cituar si arsye për këtë lëvizje të saj përkeqësimin e ndjeshëm të situatës humanitare në territorin e gjunjëzuar nga konflikti. Përmes një deklarate, Ministria turke e Tregtisë sqaroi se “transaksionet e eksporteve dhe importeve me shtetin hebre janë ndaluar dhe kjo ndalesë përfshin të gjitha produktet”