Top Channel/ Turqia mohon, luftanijet amerikane nuk kaluan në Detin e Zi
15/04/2021 13:52

Zyrtarët turq por edhe disa raporte në media pretendojne se Shtetet e Bashkuara e kanë anuluar dergimin e dy anijeve luftarake në Detin e Zi. Më herët, burimet diplomatike turke pohuan se kalimi i anijes së parë përmes Ngushticës së Bosforit, ishte planifikuar të mërkurën, por kjo nuk ndodhi. Paralajmërimet për nisjen e luftanijeve amerikane erdhen pas rritjes së tensioneve mes Moskë dhe Kievit. Ankaraja njoftoi javën e kaluar se kishte marrë informata që dy anije luftarake të SHBA "do të kalojnë ne Detin e Zi" dhe do të qëndronin në rajon deri në datën 4 maj. Nga Washingtoni zyrtar megjithatë, nuk pati asnjë konfirmim për një lëvizje të tillë, as për planifikimin e as për anullimin e saj. Thuhet se ambasada e SHBA-së në Ankara e kishte njoftuar ministrinë e jashtme të Turqisë për lëvizjen. Zyrtarët amerikanë shprehen tani se Turqia mund ta ketë keqkuptuar njoftimin fillestar, pasi vendosja e anijeve në rajon nuk u konfirmua ndonjëherë. Sipas tyre, Shtetet e Bashkuara shpesh e njoftojnë Turqinë për lëvizje të mundshme në Detin e Zi. Por, një kërkesë e tillë nuk do të thotë se anijet e saj duhet të kalojnë domosdoshmërisht andej.Sipas Konventës së Montreux që daton nga viti 1936, Uashingtoni është i detyruar t’i tregojë 15 ditë përpara Ankarasë se do të dërgojë anije luftarake nëpër ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00