Të celura në 8 të mëngjesit me orën lokale, qendrat e votimit në Turqi u mbyllën në 17.00 dhe nga ai moment nisi numërimi i votave për zgjedhjet e kthyera në sfidën më të madhe ndaj Rexhep Tajip Erdoganit pas 20 viteve të tij në pushtet. Që në orët e para të ditës, votuesit turq dolën masivisht për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese. Një qendër në kryeqytet u mbush plot me t`u hapur dyert e saj, dicka thotë BBC, që vendasit thonë se nuk e kishin parë kurrë më parë. Përgjithësisht, situata ka qenë e qetë e pa incidente madhore, sic pohon dhe gazetari Sokol Brahaj, i cili jeton e punon në këtë vend. Pamjet: AFP