Pavarësisht se me kalimin e ditëve zbehen shpresat për gjetjen e të mbijetuarve, ekipet e shpëtimit në Turqi nuk dorëzohen, por vazhdojnë kërkimet nën gërmadha me të njëjtin intensitet. Gjatë punës së tyre megjithatë, ka ndodhur që të ndeshen edhe në surpriza sic ishte rasti i një skuadre të huaj e cila, sipas mediave turke, në rrënojat e banesës ku po kërkonte gjeti sasi të madhe parash me prerje 100 dollarësh.