Të paktën 50 mije njerëz iu bashkuan një proteste të partisë kryesore opozitare të Turqisë, CHP, në Ankara, përpara një seance të rëndësishme gjyqësore që mund të rrëzojë udhëheqjen e kësaj partie. Protestuesit me tubuan me thirrjet “Erdogan jep dorëheqjen!”, ndërsa mbanin veshur bluza të themeluesit të republikës turke, Mustafa Kemal Ataturku Efekte protesta Në një fjalim nga podiumi, kreu i CHP-së, Ozgur Ozel, tha se turma ishte mbledhur për ti rezistuar gjyqit që po zhvillohet kundër parties. Vendimi që pritet të merret të hënën mund ta rrëzojë liderin e opozitës nga posti i udhëheqësit.