Ka reaguar këngëtarja Eli Fara pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të videove intime që cenojnë privatësinë e saj. Artistja thotë se po përjeton një dhimbje që nuk ia uron asnjë gruaje, jo vetëm për shkak të cenimit të jetës private, por edhe për gjykimet dhe fyerjet që, sipas saj, kanë prekur edhe familjen.