Mbreti Felipe VI i Spanjës është përballur me ofendime dhe sharje ndërsa vizitonte një nga qytetet më të goditur nga përmbytjet. Mbreti dhe Mbretëresha Letizia, së bashku me kryeministrin Pedro Sanchez, po vizitonin Paiportën e shkatërruar, pak jashtë Valencias, kur u përballën me vendasit. U desh ndërhyrja e policisë për të shuar përplasjen mes vendasve dhe zyrtarëve të lartë. “Ikni që këtu! Vrasës! Ata e dininë çfarë do ndodhte dhe nuk bënë asgjë për këtë”, ishin këto disa nga ofendimet.