Një qytetar ka protestuar ditën e sotme pranë automjetit të ambasadores greke në Tiranë Kostantina Kamitsi, e cila ishte e pranishme në seancën që u mbajt në GJKKO për Fredi Belerin. I irrituar, qytetari i është drejtuar asaj duke i thënë “T’ju vijë turp, po mbroni një kriminel”. Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua ditën e sotme një seancë ku u kërkua nga pala mbrojtëse ndryshim i masës së sigurisë, gjë e cila nuk u miratua nga GJKKO.