Teksa një televotim për tre finalistët e Big Brother VIP është hapur, mes tyre edhe çifti Brikena-Mateo, Rogerti i ka folur rreth kësaj situate. Rogerti është shprehur nëse Brikena dhe Mateo kanë rënë në konsensus se kush prej tyre do të kalojë në finale. Kjo situatë ka sjellë debat mes tyre. Teksa ethet e finales po afrojnë, një televotim është hapur për të përcaktuar tre finalistët e tjerë. Në televotim janë Mateo, Brikena, Miri, Rogerti dhe Shëndriti. Tre prej tyre do të kalojnë në finale, ndërsa të tjerët do të lënë shtëpinë të shtunën. Deri më tani vetëm Selin është shpallur finalistja e parë. Finalja e madhe do të mbahet më 18 prill, mbrëmje e cila do të jetë e mbushur me surpriza dhe emocione të forta.