Emra të famshëm të surfit ishin mes konkurrentëve të hapjes së djeshme të kompeticionit ‘Tudor Nazaré’, në brigjet e Portugalisë. Kampionë nga SHBA, Franca e Brazili lundronin me bordet e tyre për çmimin ‘Vala më e Bukur’. Eventi i zhvilluar në valët gjigante të Praia do Norte, përfshinte amerikanin Kai Lenny, nga Hawaii, dhe Lucas Chianca, nga Brazili që kryen garën e hapjes. “Parashikimi për valët është shumë i mirë, me fryrje të vazhdueshme dhe kushte optimale surfi në Nazaré”, tha vlerësuesi i motit te eventit Garrett Namara. Përveç performancave më të mira individuale për meshkuj e femra, kompeticioni do të shpërblejë dhe grupet më të mira apo “Surfistin më të përkushtuar”. Eventi transmetohet direkt në platformat e World League si dhe në rrjetin YouTube.