Top Channel/ Turizmi zhvlerëson euron/ 1 euro po këmbehet me 106.44 lekë
30/06/2023 19:46

Euro vijon të zhvlerësohet në tregun valutor. Edhe pse pati një forcim të saj gjatë javës së kaluar, monedha europiane ka vazhduar trendin që ka ndjekur pothuajse gjatë gjithë vitit. 1 euro po këmbehet tashmë me 106.44 lekë, nga 107.6 që ishte kursi në fundjavë duke u zhvlerësuar me 0.30 lekë. Pikën më të ulët euro e arriti në 9 qershor duke u këmbyer me 105.62 lekë. Ndërkohë dollari vijon të këmbehet poshtë kufirit të 100 lekëve. Monedha amerikane gjithsesi u forcua në krahasim me fundjavën duke u këmbyer me 98.15 lekë, pra 0.35 lekë më shumë se një ditë më parë. Bumi i turizmit është një nga faktorët kryesorë që euro sidomos gjatë sezonit maj – shtator ka një tendencë për tu zhvlerësuar për shkak të prurjes së lartë. Por, monedha europiane vijon të ketë trend negative që nga shtatori i vitit të kaluar, kur këmbehej me 120 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë vendi ynë ka përmirësuar pozicionin e jashtëm tregtar, ndërsa flet për rritje të investimeve, remitancave dhe përmirësimin e deficit korrent. Edhe pse banka europiane ka rritur normën e interesit sërish në 3.5% duke qenë kështu në një nga nivelet më të larta që nga viti 2011, kjo nuk ka sjellë forcim të saj në tregun e brendshëm.

Top Channel/ 1.5 miliardë euro kursime në 2025, kryesojnë Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça
05/02 15:22
Top Channel/ Rregulla të reja për tarifat bankare, klientët do informohen për çdo komision bankar
05/02 12:20
Top Channel/ Sipërmarrja rritet pa kredi. Më shumë biznese, por më pak kredi bankare
04/02 15:10
Top Channel/ Ekonomia, rritet treguesi i besimit, bizneset janë më optimiste se konsumatorët për vitin 2026
02/02 20:07
Top Channel/ Shqiptarët ende besnikë ndaj cash-it, digjitalizimi bankar nën ritmet e vendeve të BE
31/01 12:13
Top Channel/ Eksportet në BE, peng i standardeve! Ekspertët: Problem, iformaliteti dhe siguria
29/01 19:47
Top Channel/ Shtëpi e re për fëmijët jetim, konkurs arkitekture edhe për kompleksin e inspektoratit
29/01 12:11
Top Channel/ BERZH: Shqipëria po plaket! Popullsia në rënie dhe emigracioni kërcënojnë ekonominë
27/01 15:15
Top Channel/ Formalizimi i sektorit të ndërtimit, ministri Malaj: Kontrollohet nuk kanë qëllim të …
26/01 12:00
Top Channel/ Turizëm i vakët në 2025! Më shumë turistë low cost dhe tranzit
23/01 20:00
Top News – Çfarë ndodhi me eksportet. Ibrahimaj: U rritën në volum, ranë në vlerë
23/01 19:02
Top Channel/ Bien interesat e kredive konsumatore, shqiptarët më shumë hua për borxhet
21/01 19:55
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekonomia në 100 vite e pasqyruar në kartëmonedha
20/01 20:57
Top Channel/ Tregtia me bilanc negativ, eksportet shqiptare në krizë, shkak kursi i euros
19/01 15:23
Top Channel/ “SHBA dhe jo Kina”! Mesazhi i Ramës në nisje të investimit amerikan
12/01 15:11
Top Channel/ Jo 48 mijë lekë për fëmijët! Prindër ja sa para do të merrni mbrapsht…
10/01 22:04
Top Channel/ Zbritje për fëmijët nga taksat! Eksperti: Si të aplikoni shpejtë nga tatimet
10/01 21:57
Top Channel/ Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç, mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin
10/01 20:00
Top News – Kritika projektvendimit të investimeve të huaja nga dhoma Amerikane e Tregtisë
07/01 22:40
Top Channel/ 500 mln euro të papërdorura, ekspertët: Problem realizimi i shpenzimeve
07/01 19:51
DIGITALB DIGITALB