Top Channel/ Turizmi, vlerësime nga Greqia / Portali grek me superlativa për turizmin shqiptar
13/08/2023 15:11

Ka më shumë se një muaj që edhe në Greqinë e mbytur nga turistët, flitet dhe shkruhet gjithnjë e më shumë për mrekullinë shqiptare të turizmit , për faktin se si në pak vite Shqipëria u shndërrua në një nga destinacionet më të njohura të pushimeve në Evropë. Padyshim që edhe Dua Lipa është “Hot”, por ndoshta vendi i saj i lindjes, Shqipëria meriton emërtimin “Super Hot”, thekson portali grek “The Magazine”. Me titull “Albamania” ,artikulli i tij përshkruan përpjekjen në vite të Shqipërisë për tu kthyer në një prej destinacioneve turistike më të njohura në Evropë me rreth 300 milje bregdet, plazhe të pabesueshme dhe bukuri natyrore, kështjella, male dhe liqene, monumente, gastronomi, jetë nate, turne dhe ekskursione, hoteleri dhe gjithçka tjetër që kërkon turisti i sotëm. Sa i përket politikës turistike që zbaton qeveria, slogani është një: turizëm cilësor dhe jo sasior, me vlera dhe jo me volum. Sipas artikullit pas kovidit në vend kanë vërshyer spanjollët, britanikët, polakët grekët e italianët dhe në 6 mujorin e parë të këtij viti ka një rritje prej 33% në krhasim me vjet. Portali i referohet edhe sloganit që përdor kryeministri shqiptar që u drejtohet turistëve duke u thënë se “Çdo gjë që ju nevojitet është në Shqipëri”. Por ndërkohë që turistët vërshojnë drejt vendit ballkanik, shqiptarët po largohen në tufë, rreth 700.000 vetëm në dekadën e fundit, nënvizon artikulli , fakt që ndikon negativisht në sektorin e turizmit i cili është në vështirësi për të gjetur fuqi punëtore. Një prej levizjeve të mençura të qeverisë shqiptare thuhet se është heqja e vizave me Kinën,si një potencial i fuqishëm në këtë sektor. Ndërkohë nuk kalon ditë ,shkruan portali, pa ndonjë artikull lavdërues në mediat ndërkombëtare për Shqipërinë, nga "BBC", "Le Monde", "Corriere della Sera" në Kinën e largët dhe botën arabe. "Shqipëria autentike, e paeksploruar dhe e nënvlerësuar ka gjire dhe bukuri për të rivalizuar fqinjët e saj" shkruan "Independent ", "Australian Vogue" e quajti Shqipërinë "Kroacia e Re", Euronews "Maldivet e Evropës" dhe Telegraph "Karaibet e Evropës".

Top News – Serbisë nuk kanë çfarë i duhen tanket / Kurti: Sistemi ynë antitank i bën të papërdorshme
21/12 15:02
Top News – Mjegulla mbyll aeroportin e Shkupit / Anulohen të gjitha fluturimet, asnjë avion në pistë
21/12 14:53
Top Channel/ Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç!
20/12 14:22
Top Channel/ Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmet reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç!
20/12 12:28
Top News- SHBA kërkon zbatimin e paktit të Ohrit/ Kusht Kosovës e Serbisë për njohje të ndërsjelltë
19/12 11:57
Top News- I riu shqiptar bie nga ballkoni, e rëndë në Greqi, humb jetën 19-vjeçari
19/12 11:30
Top News- Arrestohet këngëtari nga Tepelena, pjesë e një grupi kriminal në Greqi
18/12 22:15
Top News- Serbia armatoset me dronët kinezë, rajoni në rrezik, Vuçiç ‘kanos’ me Mig-ët rus
18/12 18:16
Top News- Vrau grekun dhe shqiptarin/ Vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari për krimin e dyfishtë
18/12 10:06
Top News- Samiti në Bruksel/ BE rikonfirmon: E ardhmja e Ballkanit në Union
17/12 23:09
Top News – Serbia braktis BE. As Vuçiç dhe asnjë zyrtar tjetër në samitin e Brukselit
17/12 14:37
Top News- Misteri i Radomir Kurtiç/ ‘Krahu i armatosur’ i Vuçiç gjendet i vdekur në Moskë
17/12 11:02
Top News- Mitsotakis nuk u dha çfarë kërkuan/ Fermerët grekë sërish në protestë, bllokohet Kakavija
17/12 09:52
Top News – Serbia në zgjedhje të parakohshme. Vuçiç merr vendimin pas tërheqjes së Jared Kushner
17/12 09:51
Top News- Vuçiçin e zë koka, humb 750 mln dollarë, Prokuroria i bën gropën
16/12 19:00
Top News – Vuçiç ‘vajton’ largimin e Kushner: ‘Investimet do ikin në Shqipëri, humbëm mln euro’
16/12 18:14
Top News – Anketa e Barometrit Ballkanik. Gjysma e bizneseve paguajnë ryshfet te administrate
16/12 17:59
Top News- ‘Qeveria nuk është Babagjyshi’/ Mitsotakis u përgjigjet fermerëve, ata vijojnë protestën
16/12 17:58
Top News- Kapen 215 kg marijuanë në Janinë/ Shqiptarja tenton arratisjen, kapen dy bashkëpunëtorët
16/12 13:54
Top News- Serbia e Kosova pengojnë njëra-tjetrën/ Instituti gjerman: Duhet normalizim marrëdhëniesh
16/12 11:52
DIGITALB DIGITALB