Top Channel/ Turizmi, të parët kosovarët/ Numrin më të madh të vizitorëve në Shqipëri
28/07/2023 19:39

Shqipëria po bëhet gati të presë një numër rekord turistësh, edhe gjatë këtij viti është rikonfirmuar trendi i turistëve që vijnë që nga janari e deri në qershor. Janë 3.4 milionë turistë të huaj që kanë ardhur në vend gjatë këtij viti, pra 33% më shumë se një vit më parë. Edhe gjatë këtij viti në krye të shtetasve që kanë vizituar Shqipërinë janë shqiptarët e Kosovës, me 1.3 mln. Më pas ndjekur nga vendet e thjerra fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Gjatë këtij viti, nuk mungojnë as turistët nga Europa Perëndimore që pas reklamave nga mediat e huaja prestigjoze, janë rritur në numër. Vendin e parë e mbajnë gjermanët me 117 mijë gjatë 6 muajve të parë të vitit. Në kontinentin e Evropës Greqia e Italia janë dy vendet që mbajnë vendin e parë për numrin e turistëve, por një numër të lartë ka nga Europa Perëndimore, në vend të dytë pas Gjermanisë janë anglezët ku gati 80 mijë prej tyre që kanë vizituar vendin tonë gjatë këtij viti. Më pas vijnë Spanja dhe Franca, por edhe nga dy vendet e luftës, Ukraina dhe Rusia janë respektivisht 10 mijë dhe 8 mijë shtetas që kanë hyrë në vendin tonë. “Ne e dimë që Shqipëria është një vend turistik në zhvillim e sipër dhe vërtetë duket bukur. Kjo është dita e parë në Vlorë, kemi ardhur nga Portugalia dhe jemi duke shijuar eksperiencën këtu”- tha një turiste. “E zbulova Shqipërinë në rrjete sociale dhe vendosa të vija, është më bukur se ç’e prisja. Nga Vlora do të shkojmë në Sarandë, kemi marrë një udhërrëfyes që do të na bëje një turne në jug për një javë. Dy ditët e fundit do të qëndrojmë në Tiranë e më pas do të kthehemi në Spanjë.”– tha turistja. 290 mijë shtetas erdhën nga Maqedonia e Veriu dhe po në të njëjtin numër janë edhe nga Mali i Zi, ndërsa nga Serbia 35 mijë shtetas e vizituan Shqipërinë. “Ne rezervuam një javë pushime në Shqipëri dhe u penduam, duam të rrimë më shumë. Njerëzit janë shumë miqësorë e plazhet fantastike. Gjithçka më duket perfekte”– tha tursiti. Por qershori konfirmoi një tjetër trend në vendin tonë, me numrin e vizitave për arsye biznesi që u rrit me 58%. Kjo tregon se të huajt vijnë edhe për investime në Shqipëri, ku shumë prej tyre po blejnë biznese apo apartamente në qytetet bregdetare.

Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14