Top Channel/ Turizmi në Athinë: Kryetari i bashkisë, përplasje me Ministrinë!
28/04/2026 15:12

Athina po përballet kohët e fundit me një dilemë gjithnjë e më të fortë: rritje rekord e turizmit apo mbrojtje e jetës së përditshme të banorëve. Janë statistikat e fundit ato që tregojnë presionin në fjalë. Gjithë rajoni I Atikës ka mbi 68 mijë shtretër hotelerie, ndërsa rreth 35 mijë janë në qendër të kryeqytetit Athinës sidomos në lagjet Plaka,Monastiraki, Syntagma dhe Koukaki. Paralelisht, shtëpitë e regjistruara në platformën e qirave afatshkurtra Airbnb vazhdojnë të rriten: ka tashmë mbi 12 mijë prona aktive, me rritje rreth 11% vetëm vitin e fundit. Paralajmërimi pë rreziqet nga hiperturizmit vjen nga kryebashkiaku i qytetit , Haris Doukas, i cili ngre çështjen e kufizimit të hoteleve të reja në zonat e mbingarkuara duke theksuar se Athina nuk duhet të bëhet si Barcelona. Në nivel kombëtar, turizmi në Greqi thyen rekorde cdo vit : edhe vjet pati 43,3 milionë mbërritje ,mbi 3,4 mln më teper se një vit më parë . Gjithashtu u regjistrua 9,4% rritje e të ardhurave vjetore nga turizmi që arritën shifrën prej 23,6 miliardë euro në këtë sektor që kontribuon afërsisht me 21% në ekonominë e vendit. Por kjo rritje ka kosto. Qiratë vetëm gjatë vitit të kaluar janë rritur mbi 10%, ndërsa prej vitit 2017 ka një rritje prej 87% me pasojë gjithnjë e më shumë banorë detyrohen të largohen nga qendra, për shkak të mungesës së banesave dhe presionit të turizmit. Vlen të theksohet se prej vitit 2024 në Athinë, qiraja mesatare për një apartament me dy dhoma gjumi përbënte 93,6% të pagës mesatare mujore, shifrë dy herë më e lartë se mesatarja e BE. Debati për çështjen ka kaluar edhe në nivel politik, me përplasje mes kryebashkiakut të Athinës dhe ministres e Turizmit kureflektohendy qasje: njëra që kërkon frenim të zhvillimit për të mbrojtur qytetin dhe banorët me kërkesa për kufizime dhe rregulla më të forta, dhe tjetra që thekson nevojën për të ruajtur imazhin dhe dinamikën turistike të kryeqytetit si destinacion ndërkombëtar. Ndërsa Athina mbetet ndër qytetet më të vizituara në Europë, pyetja bëhet gjithnjë e më urgjente: çfarë duhet të ketë përparësi – rritja ekonomike nga turizmi, apo e drejta e banorëve për një qytet të jetueshëm.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27