Infrastruktura e vështirë rrugore nuk i ndal turistët të shijojnë natyrën e virgjër të maleve shqiptare. E ndihmuar nga djemtë 74-vjeçarja Naile Balla nga fshati Orenjë i Librazhdit ka përshtatur disa dhoma në shtëpinë e saj për turistët dhe vizitorët nuk i kanë munguar. Por teksa përshkojnë distanca kaq të largëta e të vështira, çfarë kërkojnë turistët? Ajri i pastër, pamjet e mrekullueshme dhe gatimet tradicionale mbeten preferencat e turistëve, sidomos të huaj që nuk rendin pas luksit por qetësisë.