Atmosfera e ngrohtë e Krishtlindjes ka bërë që qyteti i Korçës të mbushet me vizitorë të shumtë. Ndërthurja e dekorit festiv me atraksionet turistike por edhe aktivitetet e veçanta që ky qytet ofron ka bërë që Korça të jetë ndër më të kërkuarat në ditë festash për vizitorët vendas dhe të huaj.