14 milionë turistë parashikohet ta vizitojnë vendin tonë përgjatë këtij viti. Kërkesat më të mëdha për fuqi punëtore janë pikërisht nga sektori i turizmit. “Sektori Hoteleri-Turizëm, restorantet, baret, kërkohen punonjës që nga pozicionet më të ulëta deri tek me të lartat, kuzhinier, menaxher, kamarier, pastruese, punëtorë krahu. Mbetet e lartë kërkesa në industrinë e fasonerisë dhe prodhimit. Fillimi I këtij viti solli edhe mbylljen e disa fasonerivene mungesë të fuqisë punëtore dhe të forcimit të lekut. Kërkesë të lartë dhe konstante kanë kompanitë për zhvillues dhe programues.